Jahja Koka
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1948 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ”MATJA E PËRPIKËRISË SË KALIMIT TË VIJAVE SPEKTRALE TË ARGJENDIT”(kr). Mr. Jahja Koka doktoroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 1980 me temën: ”HULUMTIMET TEORIKE TË DIFRAKSIONIT TË DRITËS NË RRJETAT OPTIKE”(kr). Dr. Jahja Koka së pari punoi si prof. i Fizikës në Gjimnaz të Gjakovës, më 1973 u zgjodh asistent i Fizikës në Fakultetin Teknik të Prishtinës, mandej ligjërues i Kursit të përgjithshëm të Fizikës në Degën e Matematikës në FSHMN të Prishtinës. Ka specializuar në Moskë dhe në SHBA. Ka të botuar 28 punime shkencore shumicën jashtë vendit. Aktualisht punon dhe jeton në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.