← Shfleto

Jahja Drançolli

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në tetor të vitit 1947 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Histori e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri Universitetin e Splitit (Fakulteti Filozofik të Zarës) ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën: ”MARRËDHËNIET E SHQIPTARËVE ME DUBROVNIKUN DHE BOSNJE NË SHEKULLIN XV”(kr). Mr. Jahja Drançolli doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1984 me temën: “RAGUZANËT NË KOSOVË PREJ FUNDIT TË SHEKULLIT VIII DERI NË VITIN 1455” (e punuar në Dubrovnik dhe e mbrojtur në Prishtinë). Dr. Jahja Drançolli në fillim punoi si prof. i historisë në Gjimnaz të Pejës, mandej në Institutin e Historisë të Kosovës në Departamentin e medievalistikës si bashkëpunëtor i lartë shkencor. Më 1995 është zgjedhur prof. Dega histori të Fakultetit Filozofik të Prishtinës ku ligjëron shkencat ndihmëse dhe Metodikën e historisë dhe Historia e popullit shqiptar I dhe arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Dr. J. Drançolli ka të publikuara më tepër se 100 punime shkencore në revista ndërkombëtare dhe vendore nga lëmi i shkencave ndihmëse të historisë, lëmi Medievistikës. Ka të botuara 4 Monografi dhe tash është drejtor i Institutit për ruajtjen e Monumenteve të Kulturës së Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.