Izet Pllana
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1940 në Shtitaricë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Pantinë dhe e kreu në Vushtrri, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Zagreb më 1966. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në maj të vitit 1969 me temën: ”POLITIKA E ZHVILLIMIT TË KOMBINATIT “TREPÇA”(kr). Mr. Izet Pllana së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Prishtinës, kurse më 1967 u zgjodh asistent i lëndës: Planifikimi në ndërmarrje dhe politika aferiste, në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës më vonë u zgjodh edhe ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime. Vdiq më 1989 në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.