Izedin Osmani
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1924 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Medresenë e filloi në Shkup, por e kreu edhe Shkollën Normale. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1952. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe në Prishtinë, ku edhe doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1975 me temën: ”RËNDËSIA E FAKTORËVE SOCIO-MEDICINAL DHE SHOQËROR-DEMOGRAFIK NË VDEKËSHMËRINË E MOTAKËVE NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Izedin Osmani punën e filloi si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, mandej punoi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës prej themelimit të tij ku ka qenë prodekan dhe dekan i fakultetit të Mjekësisë dhe arriti deri te prof. ordinar i Pediatrisë në këtë fakultet ku punoi deri në pension. Ka qenë shef i Klinikës së Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka 169 punime shkencore si autor-koautor dhe koautor në librin universitar “Pediatria klinike”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.