← Shfleto

Isuf Petrela

Doktor i shkencave të agronomisë

Lindi më 1920 në Tiranë. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse shkollën bujqësore e kreu në Lecce të Italisë. Studimet i bëri në Institutin e Lartë të Bujqësisë të Kamzës ku diplomoi më 1958. Së pari punoi si specialist në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, në Ministrinë e Bujqësisë, kurse prej vitit 1968 është pedagog dhe shef i Katedrës së Fitoteknikës në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Isuf Petrela kishte gradën “Doktor i shkencave” për duhan. Bëri shumë specializime në Evropë. Dr. I. Petrela është autor i 6 teksteve universitare dhe i një numri shumë të madh të artikujve shkencorë dhe i kumtesave shkencore. Dr. I. Petrela është dekoruar me “Çmimin e Republikës” të shk. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.