Ismet Shaqiri
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shtator të vitit 1954 në Pantinë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme (të Mjekësisë) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”ÇRREGULLIMET E IMUNITETIT QELIZOR TE TË SËMURËT ME KARCINOMË TË GJIRIT”. Dr. Ismet Shaqiri doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 2002 me temën: ”KARAKTERISTIKAT KLINIKE, DIAGNOSTIKE DHE TRETMANI KIRURGJIKAL I KANCERIT TË GJIRIT” Dr. Ismet Shaqiri së pari u punësua si mjek në Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Specializimin për kirurgji e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit më 1985. Dr. I. Shaqiri është zgjedhur asistent i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku edhe punon. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume, ka të botuara 30 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.