← Shfleto

Ismet Salihu

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1944 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) e kreu në vendlindje. Fakulteti Juridik e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1970 me temën: ”VRASJA DHE GJAKMARRJA SI RELIKT I SË DREJTËS ZAKONORE TË SHQIPTARËVE” (kr). Mr. Ismet Salihu doktoroi në Fakultetin Juridik të Lubjanës në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”VRASJET NË KRAHINËN SOCIALISTE AUTONOME TË KOSOVËS” (sl). Dr. Ismet Salihu së pari u zgjodh asistent i lëndës E drejta penale në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. I. Salihu specializoi në Francë dhe ka ligjëruar në Fakultetin Juridik të Vjenës dhe të Sofjes. Ka të botuara më tepër se 40 punime shkencore, një monografi dhe një tekst universitar. Ka qenë dekan i Fakultetit Juridik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.