Ismet Jonuzi
Magjistër i artit – skulpturës
Lindi në shkurt të vitit 1961 në Rahovicë të Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Preshevë. Fakultetin e Arteve-Dega e Skulpturës - e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1997 me temën: ”TENDENCA E SKULPTURËS BASHKËKOHORE NË NDËRRIMIN E SENDEVE TË GJETURA”. Mr. Ismet Jonuzi ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe aktualisht është prof. i artit në Shkollën e Mesme të Preshevës dhe asistent në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.