Ismet Elezi
Doktor i shkencave juridike
Lindi në prill të vitit 1920 në Fterrë të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i kreu në Piqeras, kurse të mesmet i filloi në Gjirokastër dhe i kreu në Shkodër. Studimet e larta i filloi në Fakultetin Letërsi-Filozofi të Firencës (Itali) dhe i përfundoi ato për drejtësi në Petersburg (Rusi) më 1951. Pas dhjetë vjetëve edhe u doktorua në Petersburg me temën: “MBROJTJA JURIDIKE PENALE E JETËS SË NJERIUT NË SHQIPËRI”(ru). Dr. Ismet Elezi punoi si Prokuror në Gjykatën e Lartë, sekretar në Institutin e Shkencave, kryetar i Byros Politike të Këshillit të Ministrave, drejtor në Katedrën Penale në Fakultet të Drejtësisë të Tiranës. Dr. I. Elezi më 1972 mori titullin “Profesor”. Ka shkruar disa vepra të lëmit të drejtësisë, disa janë përkthyer anglisht e gjermanisht. Dr. I. Elezi është autor e bashkautor i disa teksteve universitare. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1988 Qendra Ndërkombëtare e Biografive, me seli në Kembrixh, e shpalli “Njeri Ndërkombëtar “ i shkencës
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.