← Shfleto

Ismet Begu

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1947 në Kaçanuell të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në Mitrovicë, shkollën ekonomike në Vushtrri, fakultetin ekonomik e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: “SHPENZIMET SI FAKTOR I SUKSESIT AFARIST ME VËSHTRIM NË KOMBINATIN „TREPÇA“(sr). Mr. Ismet Begu doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në maj të vitit 1990 me temën: “STRUKTURA DHE SHKALLA E SHFRYTËZIMIT TË KAPACITETEVE SI FAKTOR I OPTIMALIZIMIT TË SHPENZIMEVE ME VËSHTRIM NË KOMBINATIN „TREPÇA“(sr). Dr. Ismet Begu së pari punoi në ndërmarrjen „Përparimi“ në Vushtrri, në Minierën e Stantërgut si drejtor komercial, si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Mitrovicës. Më 1973 zgjidhet asistent i Kontabilitetit II në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë ku arriti gradën prof. Ordinar i lëndës Mikroekonomia I. në këtë Fakultet ku edhe punon. Dr. I. Begu ka 3 tekste universitare, 12 punime shkencore të botuara, 125 punime profesionale dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.