← Shfleto

Ismajl-Efendi Dede

Magjistër i artit – muzikës

Lindi më 1777 në Stamboll, ky si i ri kishte talent për muzikë, atë orientale, kompozimet e bëra të Ismajlit pëlqeheshin edhe nga Sulltan Selimi i III. Më 1800 Ismajli u gradua me DEDE (Gjysh i Teqës) prej ku e mori edhe mbiemrin. Këngët e tij pëlqeheshin nga Oborri mbretëror i Sulltanit dhe për atë u emërua kryemenzin në pallatin Mbretëror. Pas vrasjes së pashës për një kohë u largua nga oborri Mbretëror, por pas pak u kthye përsëri. Dede Ismajl-Efendi kishte kompozuar më tepër se 200 vepra muzikore që arrinë deri në ditët tona. Edhe sot dëgjohen më se 160 këngë klasike turke që u përdorën instrumente të ndryshme. Për këtë kanë konstatuar albanologët e huaj se shqiptari është BILBILI i këngës, mirëpo këto këngë pak janë regjistruar në dokumentet muzikore – folklorike. Mu për kontributin e dhënë radhitet ndër magjistrat e parë të muzikës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.