← Shfleto

Ismail Turku

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në gusht të vitit 1933 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Inxhinierisë – Dega Gjeologji i kreu në Tiranë më 1957. Pjesë e parë të disertacionit e mbrojti po në këtë fakultet më 1982, dhe u doktorua më 1992 me temën: ” VULLKANIZIMI OFIOLITIK I ZONËS MIRDITA DHE MINERALIZIMI SULFID I BAKRIT QË LIDHET MË TË”. Dr. Ismail Turku së pari punoi si gjeolog-petrolog në Laboratorin Qendror të Gjeologjisë të Tiranës, mandej në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pukës, punonjës shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1995 e mori titullin “Profesor”. Ka bërë studime petrologjike të shkëmbinjve magmatikë. Rezultatet e studimeve i ka paraqitur në artikuj shkencorë. Është autor i teksteve universitare dhe për shkolla të mesme. Është dekoruar me “Medalje Pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.