Ismail Pireva
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1942 në Lupç të Poshtëm të Besianës. Shkollën fillore e kreu vendlindje, të mesmen (Bujqësoren) në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë-Grupi i Mbrojtjes së Bimëve e kreu në Novi Sad më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Grupin e Entomologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”DEPONIMI I PRODHIMEVE TË DËMSHME TË LAVËRTARISË NË KOSOVË”(kr). Mr. Ismail Pireve doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në janar të vitit 1990 me temën: ”LLOJET E DËMSHME TË COLEOPTERËS NË DEPOT E PRODHIMEVE BUJQËSORE NË KOSOVË ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË LLOJIN E RHIZOPERTHA DOMONIKA FABRICIUS”(kr). Dr. Ismail Pireva ka punuar në KBI “Kosova Export” të Prishtinës, kurse prej vitit 1977 punon në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndëve të etnomologjisë dhe bletarisë në këtë fakultet ka qenë edhe dekan. Ka të botuara 22 punime shkencore-profesionale dhe një tekst për shkeolla të mesme dhe një tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.