Ismail Molla
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shtator të vitit 1945 në Tiranë. Shkollën fillore dhe Politeknikumin e kreu në vendlindje, ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1969. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1985 me temën: ” TIPARET METALOGJENIKE TË ZHVILLIMIT TË PRODHIMEVE TË TJETËRESIMEVE LATERIKE NË PJESËN JUGORE TË ZONËS STRUKTURORE FACIALE TË MIRDITËS”. Dr. Ismail Molla ka punuar si teknik në Departamentin e Kërkimit të Naftës në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kukësit, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë. Specializoi në Institutin Politeknik të Lorenzës –Nansi (Francë). Është bashkautor i një teksti universitar. Ka bërë studime për mineralizimet e hekurit-nikelit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.