← Shfleto

Ismail Jakupi

Magjistër i shkencave të teknologjisë

Lindi me 1946 në Skivjan të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Gjakovë. Fakultetin e Teknologjisë-Drejtimi i Tekstilit e kreu në Shkup më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1985 me temën:”NDIKIMI I TEMPERATURËS DHE PH. NË ADHEZION TË PERIT ME GOMË”(kr). Mr. Ismail Jakupi punoi në kombinatin e tekstilit “E. Duraku” të Gjakovës, në “Printeks” të Prizrenit dhe në “Ballkan” të Suharekës. Ka të botuara 4 punime shkencore dhe është ligjërues i Teknologjisë së gomës në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.