← Shfleto

Ismail Hoxha

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në qershor të vitit 1959 në Manastirce të Korçës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Korçë, Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1984. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ” MODELIMI NUMERIK I VENDBURIMIT POLIMETALOR TË MUNELLËS”. Dr. Ismail Hoxha së pari punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Studimeve - Projektimeve të Gjeologjisë të Tiranës, mandej si pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin “La Sapienze” (Romë). Merrej me kërkim-zbulimin e vendburimeve të kromit, rezultatet e hulumtimit i paraqiste në referate dhe artikuj shkencorë. Është dekoruar me “Medalje Pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.