← Shfleto

Ismail Hoti

Magjistër i shkencave juridike

Lindi në korrik të vitit 1945 në Bradash të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Podujevë, mandej e dha ndryshimin dhe e kreu edhe Normalen. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1996 me temën: ”IDEJA DHE PRAKTIKA VETËQEVERISËSE”(sr). Mr. Ismail Hoti së pari punoi në Kooperativën Bujqësore të Podujevës, mandej mësues në Gllomnik. Më 1968 u emërua sekretar i Gjimnazit të Podujevës, pastaj shef i Shërbimit juridik në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, kurse më 1978 zgjidhet sekretar në Institutin e Anatomisë të Prishtinës, ku edhe tash punon si zëvendësdrejtori i këtij Instituti. Ka të botuara 3 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.