← Shfleto

Ismail- Efendiu Yvejsi

Magjistër i drejtësisë islame – sheriatit

Ismail efendi Yvejsi është biri i Yvejs efendiut nga Gjakova, ku edhe ka lind Ismail efendija. Mësimet e para dhe Medresenë e Madhe e kreu në Gjakovë, kurse fakultetin e kreu në Universitetin Fatih-a në Stamboll dhe magjistroi. Mr. Ismail efendi Yvejsi së pari punoi si profesor në Medresenë e Gjakovës. Mr. Ismail efendi Yvejsi para Kongresit të Berlinit ka qenë Myfti në Nish, kurse gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit (1878) ka shërbyer si myfti në Gjakovë dhe njëkohësisht ka ligjëruar në Medresenë e Madhe në Gjakovë. Ky është një ndër themeluesit e Lidhjes së Prizrenit në veçanti i Degës në Gjakovë së bashku me kadiun Ahmet efendi Korenicën dhe me Sylejman Vokshin. Mr. I. efendi Yvejsi si mësimdhënës i Medresesë së Gjakovës ka përcjellë disa gjenerata. Vdiq dhe u varros në Gjakovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.