Ismail Aliu
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1951 në Bilaç të Preshevës. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në Preshevë, Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë (Kroaci), ku edhe u magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën:”KARAKTERISTIKAT E NEFROPATISË ENDEMIKE NË RRETHIN E VITISË (KOSOVË) NË 10 VJETËT E FUNDIT”(kr). Mr. Ismail Aliu në fillim punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan. Më 1981 kreu specializimin dhe zgjidhet ligjërues i Edukatës shëndetësore dhe zhvillimi fizik i fëmijëve në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjilanit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.