Islam Fejza
Doktor i shkencave teknike – teknologjisë
Lindi në korrik të vitit 1961 në Zhabar të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Mitrovicë. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Mitrovicë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë në Beograd, kurse magjistroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës në nëntor të vitit 2000 me temën: ”KARAKTERISTIKAT PETROGRAFIKE DHE PETROKIMIKE TË SHKËMBINJVE ULTRAMAFITË NË MASIVIN GJAKOVË, RAHOVEC, E BREZOVICË DHE TË GOLESHIT”. Mr. Islam Fejza doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë në korrik të vitit 2004 me temën: ”TIPARET STRUKTURALE DHE PETROLOGJIKE TË MASIVEVE OFIALITIKE TË GOLESHIT DHE TË RAHOVECIT-MODELET RRJEDHËSE MANTELORE”. Dr. Islam Fejza ka punuar në fillim në Shkollën Teknike në Mitrovicë dhe ka ligjëruar lëndët Petrologji dhe Bazat e gjeologjisë në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë dhe në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Prishtinë. Dr. I. Fejza ka të botuara 21 punim shkencore. Ka realizuar 7 projekte, ka 1 dispensë. Aktualisht punon në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapsinor të Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.