← Shfleto

Islam Efendiu Nahi

Magjistër i fesë islame

Viti i lindjes nuk i dihet, por ka lindur në Gjakovë ku i bëri edhe mësimet fillestare fetare, ku e kreu edhe Medresenë e Madhe të Gjakovës. Studimet i bëri në Universitetin Fatih-a të Stambollit dhe ka qenë Myderriz i shquar i kohës që mandej edhe magjistroi. Mr. Islam efendi Nahi në Medresenë e Madhe të Gjakovës erdhi pas vitit 1920 dhe e udhëhoqi këtë medrese dhe përcolli disa gjenerata. Mr. Islam efendi Nahi ka qenë njohës i shquar i Sintaksës së gjuhës arabe dhe dijetarët e kohës e kanë quajtur (ef-Nahe) se ky paska qenë njohës i shkëlqyer i sintaksës. Ky ka qenë arsimdashës i mësimit të fesë islame e mu për ate edhe djemtë e vet i ka shkolluar në Universitetin AL-AZ-Har të Kajros. Mr. Islam Nahi vdiq në Gjakovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.