Islam Dobra
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1934 në Vërboc të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore e kreu në Gllogoc, kurse të mesmen (normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1967. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1977 me temën: “DRENICA NË LËVIZJEN NACIONAL-ÇLIRIMTARE 1941 – 1945“. Mr. Islam Dobra doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1990 me temën: “ LUFTA E DRENICËS 1941 - 1945 ( QËNDRIMI I ITALISË NDAJ ÇESHTJËS SHQIPTARE 1908 – 1912“. Dr. Islam Dobra së pari punoi si mësues në fshatrat e Drenicës, më vonë si prof. i historisë në shkollat e mesme në Gllogoc. Ka botua disa libra dhe punime shkencore për luftërat e Drenicës nga lëmi i historiografisë. Jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.