Islam Dauti
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1945 në Vajkal të Bulqizës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Tiranë më 1968. Specializoi për kirurg të përgjithshëm në Spitalin Ushtarak të Tiranës më 1971, mandej për kirurg për djegie e plastikë (1979). Është “Kandidat i Shkencave Mjekësore” (1987). Më 1995 doktoroi me temën: “TRAJTIMI KIRURGJIKAL I DJEGIES SË HERSHME”. Dr. Islam Dauti punoi si mjek në Repartin ushtarak Kukës, kirurg në Spitalin Civil të Kukësit, shef i Kirurgjisë së Korpusit Pukë kirurg në Spitalin e Tiranës dhe shef reparti në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ka disa kumtesa shkencore të mbajtura në vend dhe jashtë. Ka botuar një monografi “Djegia dhe trajtimi kirurgjikal”. Është anëtar i Shoqatës së Klubit Mesdhetar për Djegiet. Anëtar i Shoqatës së Mjekëve të Kirurgjisë Plastike Evropiane. Jeton në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.