← Shfleto

Isak Shehu

Doktor i artit – muzikës

Lindi në gusht të vitit 1956 në qytetin e Peshkopisë, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Aty mori edhe çmimin për suksesin e treguar. Studimet në degën e Trombës i mbaroi më 1981 në Tiranë. Në studime universitare ka marrë pjesë në të gjitha koncertet e dekadës dhe mori çmimin e parë si instrumentist, mandej emërohet asistent pedagog i lëndës Trombo speciale. Ka kryer studimet pasuniversitare dhe një specializim në Romë (1987). Ka drejtuar Katedrën e Instrumenteve Frymore në Fakultetin e Muzikës dhe ka qenë zëvendësdekan dhe dekan. Më 1991 mbrojti gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në maj të vitit 1999 me temën: ”PROBLEME TË TEKNIKËS E LOJES NË TROMBË”. Dr. Isak Shehu ka marrë pjesë në Kongresin e Parë të Muzikës Ballkanike në Greqi dhe u zgjodh kryetar i Përfaqësisë Shqiptare në këtë forum më 1992. E shkroi sifoninë “Ilirët” e të tjera. Ka realizuar më se 200 koncerte në vend dhe jashtë. Është autor i disa teksteve të muzikës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Muzikës dhe zëvendësrektor i Akademisë së Arteve të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.