← Shfleto

Isak Eshrefi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në maj të vitit 1943 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1971, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”POLITIKA E LETËRSISË SOCIALE TË VITEVE TË 30-ta”. Mr. Isak Eshrefi punoi si prof. i gjuhës shqipe në Qendrën Teknike të Ferizajt, mandej në Qendrën Arsimore dhe në Konviktin e Shkollave të Mesme ka qenë drejtor i Menzës së nxënësve dhe studentëve në Ferizaj. Mr. Isak Eshrefi ka 50 punime profesionale në Revista të Kosovës dhe në Flakën e Vëllazërimit në Shkup. E ka të botuar edhe temën e magjistraturës dhe një monografi. Jeton dhe punon në Ferizaj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.