← Shfleto

Isak Asllani

Magjistër i artit – pikturës

Lindi më 1945 në Dunav të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse ate bujqësore në Kumanovë. SHLP-Dega e Artit Figurativ, e kreu në Prishtinë, Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd më 1972, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”PIKTURA, SKULPTURA , GRAFIKA”(sr). Mr. Isak Asllani me krijimtari artistike është marrë qysh në shkollën e mesme, kurse si artist i pavarur punon që nga viti 1974. Mr. I. Asllani merret me: pikturë, skulpturë, grafikë dhe fotografime në këto lëmi. Ka afinitet të madh. Ka organizuar 10 ekspozita të pavarura dhe më se 100 ekspozita kolektive si në Prishtinë dhe Beograd. Është artist i dalluar dhe ka marrë 5 shpërblime, ka edhe titullin”Artist i shquar”. Mr. Isak Asllani jeton dhe punon në Beograd.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.