Isa Zymberi
Magjistër i sjkencave të filologjisë
Lindi më 1946 në Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e nisi në Tërstenik dhe e kreu në Pejë, ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze e kreu në Prishtinë më 1971. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1979 me temën: ”KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT NË GJUHËN SHQIPE DHE ANGLISHTE (ANALIZË KOMPARATIVE). Mr. Isa Zymberi së pari punoi si profesor i gjuhës angleze e më 1973 u zgjodh asistent i gjuhës angleze në Fakultetin Filozofik të Prishtinës e më vonë u zgjodh edhe ligjërues i kësaj gjuhe në këtë fakultet. Ka qenë në specializim të gjuhës në Angli. Atje jeton dhe punon që nga viti 1990.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.