← Shfleto

Isa Tahiri

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në tetor të vitit 1958 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik – Drejtimi Teoria dhe politika e plasmanit të marketingut në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”MUNDËSIA DHE NEVOJAT E EKSPANSIONIMIT TË EKSPORTIMIT TË PRODHIMEVE DHE TË SHËRBIMEVE OPPB-ar “TREPÇA” NË MITROVICË”(kr). Mr. Isa Tahiri doktoroi në Fakultetin Ekonomik në Tiranë në korrik të vitit 1997 me temën : ” PLANIFIKIMI, INVESTIMET DHE SHFRYTËZIMI I KAPACITETEVE NË NDËRMARRJE“. Dr. Isa Tahiri së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Mitrovicës, mandej në institutin e plumbit “Trepça” , kurse tash është docent i lëndëve Bazat e menaxhimit dhe Ekonomia e ndërmarrjes në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë, ku edhe punon. Ka të botuara 28 punime shkencore dhe 15 profesionale, një tekst për shkolla të mesme dhe 3 tekste universitare, është anëtar i 5 Instituteve vendore e ndërkombëtare. Ka ligjëruar edhe në Universitetin e Dresdenit në Gjermani.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.