← Shfleto

Isa Shefkiu

Magjistër i shkencave juridike

Lindi në korrik të vitit 1948 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”SIGURIMI I DETYRUESHËM I AUTOMJETEVE TË KSA TË KOSOVËS”. Mr. Isa Shefkiu deri në vitin 1990 ushtroi disa detyra shoqëroro-politike. Ka qenë sekretar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, kryetar i Sindikatave dhe i LKJ dhe Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Ka qenë edhe delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që më 2 korrik 1990 e shpalli Kosovën si njësi të barabartë me republikat e tjera të Jugosllavisë. Më 1990 Isa është arratisur për në Turqi, mandej është kthyer, më 1.IX.2000 është emëruar ushtrues detyre të zëvendësprokurorit në Gjyqin e Qarkut të Gjilanit ku jeton dhe punon me familje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.