← Shfleto

Isa Mustafa

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1951 në Prapashticë të Prishtinës. Shkollën fillore, dhe të mesmen (Ekonomike) dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Organizative-Drejtimi Organizimi e Zhvillimi, ku edhe magjistroi në Beograd në qershor të vitit 1985 me temën: ”ORGANIZIMI I FUNKSIONIT FINANCIAR NË ELEKTROEKONOMINË E KOSOVËS”(sr). Mr. Isa Mustafa doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 2001 me temën: ”NDIKIMI I UDHËHEQJES NË EFIKASITETIN EKONOMIK TË NDËRMARRJES”. Dr. Isa Mustafa më 1976 u pranua asistent për lëndën Ekonomia e ndërmarrjes në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Ka qenë kryetar i Rinisë së Kosovës, kryetar i Komunës së Prishtinës, anëtar i Qeverisë së Kosovës, drejtor i Entit për Planifikim dhe Zhvillim të Kosovës, prej vitit 1991-1999, ka qenë i ndjekur nga regjimi serb, ka qëndruar në shtetet e Perëndimit dhe në Shqipëri. Ka qenë anëtar i Qeverisë dhe ministër i Ekonomisë dhe Financave i Republikës së Kosovës. Ligjëron Makroekonominë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore për Mikroekonominë dhe financa në vend dhe jashtë. Ka të botuar një numër të punimeve shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.