← Shfleto

Isa Haxhiu

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1941 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës-Dega e Telekomunikacionit me elektronik e kreu në Beograd më 1964. Studimt pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1973 me temën: ”ANALIZA E SHKALËVE MESFREKVENTE TË PRANUESVE DUKE MARRË PARASYSH FORMËN E SIGNALIT TË DETEKTUAR”(kr). Mr. Isa Haxhiu së pari punoi në Radio Prishtinë, në Shkollën Teknike, në SHLT të Prishtinës, si prof. i Elektroteknikës me elektronikë e pastaj kaloi në TV të Prishtinës. Specializimin e kreu në Londer për televizion, emitues-dhënës ( UHF dhe VFH). Tash është ligjërues i lartë i lëndës Elektroteknikë në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka të botuara 5 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.