← Shfleto

Is-Hak-Çelebiu Shkupi

Doktor i filozofisë – pedagogjisë

Lindi në Shkup dhe mori mbiemrin e këtij qyteti. Shkollimin filestar, të mesmen dhe të lartin i bëri në vendlindje në Fakultetin IS”HAKIJE të Shkupit(1). Fakulteti IS”HAKIJE në shekullin XV-XVI ishte ndër fakultetet më në zë në Perandorinë Osmane, ku edhe doktoroi më 1530 Dr. Is-hak Çelebi Shkupi si myderriz punoi në medresetë më të njohura si në Shkup, Edrene Brus, Iznik (Neke) si dhe njëri ndër tetë fakultetet më të njohura “Mehmet Fatihut” në Stamboll dhe më 1526 ligjroi në DURULHADITH në Edrenë që ishin Institutet më të njohura të kohës. Dr. Is-hak Ç.Shkupi posedonte kapacitet të jashtëzakonshëm të dijes dhe ishte ndër dijetarët-poetët ma të shquar në gjysmën e dytë të shekullit XVI. Ky është autor i disa veprave nga fusha e gjuhësisë, historisë, pedagogjisë që kanë mbetur në dorëshkrime. Vepra e tij më e njohur është ajo me përmbajtje pedagogjike “ITIHAN RISALESI”- thjeshtësi mbi provimin që u ka shërbyer si doracak profesorëve të fakulteteve. Dr. I.Ç.Shkupi me 1535 u bë Kadi i Shamit në Siri, ky dha një kontribut në arsimimin e gjeneratave të reja-bashkëkohanikëve të vet e posaçërisht në Fakultetin Is-hakije të Shkupit. Dr. Is-hak Çelebi Shkupi vdiq në Damask më 1536 (1542??) dhe shkoi me mall të vendlindjes.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.