← Shfleto

Irfan Voca

Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike

Lindi në gusht të vitit 1955 në Mitrovicë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë i kreu në Mitrovicë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë-Naftës në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1990 me temën: ”OPTIMIZIMI I RRUGËS KRYESORE TË TRANSPORTIT ME LOKOMOTIVË PËR XEHE DHE MATERIAL NË HORIZONTIN E PARË TË MINIERËS “TREPÇA” NË STANTËRG”(kr). Mr. Irfan Voca punoi si inxh. në Termocentralin e Obiliqit e më 1984 kaloi në Institutin e Plumbit dhe Zinkut në Mitrovicë dhe si bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës së pari si asistent i lëndës Makinat e transportit dhe të ngritjes dhe punimet e objekteve minerale. Më vonë u zgjodh ligjërues i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 19 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.