Irfan Spahiu
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1937 në Kolesjan të Kukësit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1967. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe doktoroi në tetor të vitit 1978 me temën: ”KONTRIBUT MJEKIMIT TË TUBËRKULOZIT TË MUSHKËRIVE ME DHËNIEN INTERMITENTE JAVORE TË NJË ANTITUBERKULATIKU” (sr). Dr. Irfan Spahiu së pari punoi si mjek në Tetovë, mandej erdhi në Prishtinë në Spitalin e Sëmundjeve të brendshme ku punoi gjithë kohën dhe ka qenë drejtor i këtij spitali. Më 1979 u zgjodh docent i lëndës së pneumoftiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 25 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.