Irfan Ahmeti
Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi më 1950 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Zagreb më 1976 ku i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në mars të vitit 1979 me temën: ” PËRCIELLJA E KALIUMIT TË Cu DHE Cd NGA XEHET TË PËRPUNUARA NË KISHNICË, DERI NË PRODUKTET E FUNDIT DHE MESPRODUKTEVE DHE PRODUKTEVE TË HEDHURINES QË PËRFITOHET ME PËRPUNIMIN E XEHEVE TË THEKSUARA NË SHKRITORËN E ZVEÇANIT DHE ELEKTROLIZËS SË ZINGUT NË MITROVICË”(kr). Mr. Irfan Ahmeti gjithë kohën ka punuar në Minieren e Kishnicës dhe të Novobërdës si teknolog-teknolog kryesor dhe shumë kohë si udhëheqës në këto minjera. Pas largimit nga puna të punëtorëve shqiptarë nga pushteti serbo-malazez më 1990 Mr. I. Ahmeti u shpërngul për Turqi, ku punon dhe jeton me familje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.