← Shfleto

Irakli Premti

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në gusht të vitit 1944 në Nivicëbubar të Sarandës. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Sarandë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minerave në Tiranë më 1967. Doktoroi po në këtë fakultet në qershor të vitit 1984 me temën: ” PETROLOGJIA E SHKËMBINJVE ULTRABAZIK TË RAJONIT TË VENDBURIMIT BULQIZË”. Dr. Irakli Premti punoi në Ndërmarrjen gjeologjike të Bulqizës, kryegjeolog, mandej inxh. gjeolog në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Specializoi në Universitetin “La Sapience” të Romës. Ka qenë zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ishte bashkautor në përpilimin e hartës meteorologjike të Shqipërisë. Ka të botuar 12 artikuj shkencorë në vend dhe jashtë. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.