Injac Ndoja
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në vitin 1913 në Shkodër. Mësimet e para dhe Gjimnazin i mori në vendlindje. Studimet i kreu në FSHN Dega Biologji-petrografi në Universitetin e Torinos (Itali) më 1940. Në këtë universitet ka doktoruar më 1953 me temën: ”SQUFURI I KËRÇISHTIT”. Ishte i pari që mbrojti disertacionin për gradë shkencore në Shqipëri. Dr. Injac Ndoja së pari ishte pedagog në Gjimnazin e Shkodrës, mandej në Politeknikumin e Tiranës, në Muzeun e Shkencave të Natyrës, petrograf në Laboratorin Qendror të Gjeologjisë në Tiranë. Ka qenë shef Katedre i Petrografisë e të Mineralogjisë në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ka bërë studime në fushën e magnetizmit e të kërkimeve të metaleve të dobishme si dhe në fushën e petrografisë. Është autor i monografive dhe një varg artikujve e projekteve. Ka përkthyer e përshtatur vepra gjeologjike të autorëve të huaj. Është dekoruar me “Urdhër Pune” kl. III. Ka qenë anëtar i Lidhjes së Gjeologëve të Francës. Vdiq më 1993 në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.