Imri Badallaj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1947 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse normalen në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, e kreu në Prishtinë më 1971, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në nëntor të vitit 1977 me temën:”VEÇORITË FONETIKE DHE MORFOLOGJIKE TË SË FOLMES SË ZHURIT”. Mr. Imri Badallaj doktoroi po në këtë fakultet në janar të vitit 1986 me temën: ”E FOLMJA E HASIT”. Dr. I. Badallaj së pari punoi si mësues-si prof. në Akademinë Pedagogjike të Prizrenit, më 1975 zgjidhet asistent i Dialektologjisë dhe i Fonetikës së Gjuhës Shqipe dhe arriti deri në prof. ordinar i këtyre lëndëve në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Specializoi në Gjermani. Ka të botuara 10 punime shkencore nga fonetika e gjuhës shqipe Dr. I. Badallaj ka ligjëruar në Universitetet: Berlinit, Harvardit, Pekinit. Ka qenë shef i Katedrës dhe prodekan i Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës ku edhe tash punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.