Imer Rusinovci
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi në shkurt të vitit 1964 në Nishevc të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Bujqësoren) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë – Drejtimi i Përgjithshëm e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Bujqësisë – Drejtimi i Kulturës Lavërtare në Tiranë në korrik të vitit 2000 me temën:”?“. Mr. Imer Rusinovci doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Tiranë në nëntor të vitit 2002 me temën: ”PRODHIMI I DRITHËRAVE NË KOSOVË – STUDIM NË LIDHJE RECIPROKE, TEKNOLOGJIKE, MJEDIS KLIMATIK E TOKËSORË”. Dr. Imer Rusinovci së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Bujqësore të Prishtinës, mandej u zgjodh asistent i lëndes Lavërtaria e përgjithshme dhe ajo speciale në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës ku arriti si ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë bursist i Universitetit të Prishtinës dhe prodekan-student në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Ka të botuara 12 punime shkencore dhe 25 punime profesionale, 4 tekste profesionale, 2 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.