Ilir Tolaj
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në prill të vitit 1961 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1985. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1994 me temën: ”PALIOMIELITI NË KOSOVË NË PERIUDHËN 1967 – 1992”. Mr. Ilir Tolaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 2004 me temën: ”SEPSISI MENINGOTOKSIK NË KOSOVË – PËRVOJAT TONA NË PËRDORIMIN E TERAPISË ADJUVANTE”. Dr. Ilir Tolaj së pari punoi si mjek në Podujevë. Specializimin për infektolog e bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Lubjanë. Punoi si mjek në Klinikën Infektive të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, mandej u zgjodh asistent e ligjërues i lëndës Sëmundjet infektive në këtë fakultet ku edhe punon. Ka qenë shef reparti në këtë klinikë. Dr. I. Tolaj ka marrë pjesë në trajnime në SHBA, Francë, Budapest si dhe mori pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë. Ka të botuara disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.