← Shfleto

Ilir Minga

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në tetor të vitit 1955 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen e Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1979. Doktorua po në këtë fakultet më 1989 me temën: ”BURIMI I TË DHËNAVE ARGJILORE DHE VLERËSIMI I TYRE NË OBJEKTET INXHINIERIKE”. Dr. Ilir Minga së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologji-Gjeodezi të Tiranës, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Ka bërë specializime pasuniversitare për gjeoteknikë në Nancy (Francë). Është marrë me analiza fizike të të dhënave.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.