← Shfleto

Ilir Mehmedi

Magjistër i komunikacionit ajror

Lindi në qershor të vitit 1970 në Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën Teknike e kreu në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm. Fakultetin e Komunikacionit – Dega Komunikacioni ajror e kreu në Universitetin e Zagrebit më 1993, ku mori thirrjen profesionale (1996) inxhinier i diplomuar i komunikacionit. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1996 me temën: ”STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË KOMUNIKACIONIT AJROR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”(kr). Mr. Ilir Mehmedi filloi të punojë në Shkup, prej vitit 1997, kurse aktualisht është Këshilltar në Drejtorinë e fluturimeve civile në Maqedoni. Mr. I. Mehmedi ka diplomën MBA Royal Roude University of Viktora, jeton dhe punon në Shkup.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.