← Shfleto

Ilir Bedeshi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në shkurt të vitit 1958 në Tiranë. Shkollimin fillor, gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik – Dega e Ekonomi Politike i kreu në Tiranë më 1982. Ka specializuar për reformat dhe hapjen e ish vendeve socialiste në Universitetin “Piere Mendes France” në Grenoble – Francë dhe në Universitetin “Parisi 1”. Ka mbrojtur edhe doktoratën. Më 1994 ishte i ftuar në Fakultetin e Shkencave të ekonomisë në Universitetin “Piere Mendes France” në Grenoble të Francës. Ka qenë pedagog në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, nga viti 1995 është drejtor i Qendrës së Studimeve Ekonomike dhe Sociale të Tiranës. Në kuadrin e QSES ka bashkëpunuar me dhjetra universitete si në Francë, Angli, dhe me Bankën Botërore në SHBA. Dr. Ilir Bedeshi është autor-bashkautor i një sërë botimesh dhe revistash shkencore. Ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.