← Shfleto

Ilia Karadumi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në maj të vitit 1935 në Voskopojë të Beratit. Shkollën fillore e kreu në Berat dhe Teknikumun e Naftës në Kuçovë. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Bukureshtit (Rumani) dhe i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë të Tiranës më 1961. Po në këtë fakultet u doktorua më 1995 me temën:”TEKNOLOGJIA E ÇIMENTIMIT TË PUSEVE PËR INJEKTIMIN E AVULLIT”. Dr. Ilia Karadumi së pari punoi si teknik në Departamentin e Përpunimit të Naftës e të Gazit të Patosit, kryetar i degës teknike të Ndërmarrjes së Naftës të Kuçovës, inxh.i shpimit në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, specialist në Ministrinë e Industrisë së Minierave në Drejtorinë e Naftës e të Gazit të Fierit dhe në Institutin Teknologjik të Fierit, në të cilin ishte edhe zv/drejtori, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ka të botuar 12 artikuj shkencorë. Dr. Ilia Karadumi është vlerësuar nga Instituti Amerikan i Biografive (ARI) si njeri i vitit 1998 me “Medalje Nderi të 2000 - vjeçarit.”

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.