Idriz Haxhiu
Doktor i shkencave të natyrës – biologji – kimi
Lindi në shkurt të vitit 1942 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Biologji-Kimi i kreu në Tiranë më 1967. Bëri edhe studimet pasuniversitare dhe u magjistrua më 1981 dhe doktoroi në qershor të vitit 1993 me temën: ” TË REZULTATET E STUDIMIT REPTILEVE TË VENDIT TONË”. Dr. Idriz Haxhiu më 1970 u zgjodh pedagog në Fakultetin e Shkencave, së pari asistent, ku arriti deri të profesor i lëndës Anatomia e njeriut në Fakultetin e Shkecave të Natyrës - Degën BiologjiKimi më 1999. Ka krye specializim në Gjermani dhe Qipro. I ka 18 punime profesionale, 25 punime shkencore të botuara dhe 17 projekte shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.