← Shfleto

Idriz Berani

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1943 në Klinë të Epërme të Skenderajt. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Skenderaj. Shkollën Ekonomike e kreu në Ferizaj. Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1975 me temën: ”GJEOMETRIA DIFERENCIALE KONFORME”(kr). Mr. Idriz Berani doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 1984 me temën: ”KONTRIBUTE GJEOMETRISË DIFERENCIALE TË HAPËSIRËS IZOTROPE”. Dr. Idriz Berani në fillim punoi si asistent i gjeometrisë analitike-diferenciale në FSHMN të Prishtinës dhe arriti gradën prof. inordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka specializuar në Moskë dhe ka të botuara disa punime shkencore dhe tekste shkollore. Vdiq në Prishtinë më 1996.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.