Idriz Asllani
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1941 në Komogllavë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Ekonomike e kreu në Ferizaj. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1977 me temën:”GJENDJA DHE PROBLEMET E DËRRIMEVE TË TREGTISË SË JASHTME NË KSA TË KOSOVES DHE FORMAT E ORGANIZIMIT TË TIJ”(kr). Mr. Idriz Asllani ka punuar në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ku ka qenë edhe kryetar, mandej në Odën Ekonomike-Sektori për Tregti të Jashtme në Prishtinë. Aktualisht punon dhe jeton jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.