← Shfleto

Ibrahim Veliu

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në prill të vitit 1943 në Gajre të Tetovës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Tetovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”PROZA E HIVZI SYLEJMANIT“. Mr. Ibrahim Veliu së pari punoi si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Tetovës, tash është ligjërues i lëndës historia e letërsisë shqipe në Universitetin e Tetovës ku edhe punon. Mr. I.Veliu merret edhe me krijimtari letrare dhe ka të botuara 3 vepra letrare dhe 30 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.