← Shfleto

Ibrahim Sylaj

Doktor i shkencave politike

Lindi më 1937 në Tomoc të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Gurakoc, kurse të mesmen (Normalen) në Prizren. Fakultetin Filozofik – Dega e Filozofisë e kreu në Shkup më 1965, doktoroi në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit në korrik të vitit 1980 me temën: ”PIKËPAMJET E LENINIT MBI HUMANIZMIN”(sr). Dr. Ibrahim Sylaj së pari punoi si mësues, mandej profesor i filozofisë në Gjimnaz të Istogut, në Normale të Prishtinës kurse më 1975 kaloi në Fakultetin Filozofik prej aty në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës së pari si docent e më vonë prof. ordinar i sociologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 10 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.