← Shfleto

Ibrahim Rexhepi

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1946 në Ramjan të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Pozharan, kurse të mesmen (Normalen) e nisi në Gjilan dhe e kreu në Ferizaj. Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjti fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1981 me temën: ”KUSHTET EKONOMOKSHOQËRORE TË FERIZAJT ME RRETHINË PREJ VITIT 1945 – 198O” Mr. Ibrahim Rexhepi së pari punoi si mësues në Sllatinë të Epërme të Vitisë mandej në Arkivin Historik të Ferizajt, ka qenë angazhuar për botimin e Vjetarit të Arkivit të Kosovës. Më 1999 u zgjodh drejtor i Arkivit Historik të Ferizajt ku edhe punon. Ka të botuara 5 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.